Përveç kësaj, shkencëtarët kanë pohuar se ushtrimet intensive rritin prirjen e minjve ndaj viruseve, mirëpo kuercetina neutralizon efektin negativ të tyre.
Nëse rezultate të ngjashme vërtetohen edhe te njerëzit, kuercetina mund të shndërrohet në një armë të fuqishme për ta luftuar gripin.
Kuercetina është e përafërt me resveratrolin, ndërsa në sasi të mëdha është e pranishme në qepë, rrush, boronicë, brokoli, çaj dhe verë të kuqe.