Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili ka folur para mediave përpara përballjes me Spanjën në 1/16-tën e Euro 2024, duke thënë se ylli gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia është më i mirë se e gjithë skuadra spanjolle.
Këto janë padyshim deklaratat më të guximshme të bëra nga një lojtar në këtë Euro 2024. Lojtarët e Gjeorgjisë duken vërtet të sigurt pasi mposhtën Portugalinë 2-0 dhe kaluan në mesin e 16 ekipeve më të mira.
“Kvarataskhelia është më i mirë se e gjithë skuadra e Spanjës”.
“Unë nuk do të them se do të fitojmë, por do të luftojmë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Spanja është favorit, por ne do të luftojmë, do të konkurrojmë. Ne kemi bërë mirë në Euro deri tani”.
“Ne duhet të luajmë mirë në mbrojtje dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne kemi njerëz në sulm që mund të bëjnë dëm. Duhet të luftojmë dhe të jemi të përqendruar”, deklaroi portieri Mamardashvili.
😂 Mamardashvili “calienta el partido” entre risas:
🗣️”Kvaratskhelia es mejor que toda España”.
🗣️”¿Mi futuro? Se sabrá antes de pasado mañana”. pic.twitter.com/FhjFhom3pi
— Teledeporte (@teledeporte) June 28, 2024
Një miliarder gjeorgjian premton një shpërblim të madh për lojtarët e kombëtares nëse ata mundin Spanjën, e cila i kishte mposhtur 7-1 shtatorin e kaluar. /Telegrafi/