Site icon Telegrafi

KV Besa, turne në nder të 28 nëntorit

Pjesëmarrës të kësaj gare do të jenë klubet aktualisht më cilësore të volejbollit shqiptar: kampioni vjeshtor dhe fitues i Kupës së Republikës së Kosovës, Besa; pastaj fituesi i Kupës dhe kampioni i shumëfishtë i Shqipërisë, Studenti nga Tirana; kampioni dhe fituesi i Kupës së Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës, si dhe skuadra e Superligës së Kosovës, Theranda.

Të dielën zhvillohen duelet gjysëmfinale: Besa – Theranda (15:00) dhe Studenti – Shkëndija (17:00), ndërsa më 28 nëntor prej orës 12:00 zhvillohet takimi për vendin e tretë kurse finalja në ora 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version