Telegrafi

Kuznetsova kampione e re e French Open

Kuznetsova bëri një fillim nervoz, por shpejt u rikuperua për të rimarrë kontrollin e ndeshjes dhe për të ngritur titullin e dytë të saj Grand Slam, pas atij të vitit 2004, US Open.

Safina, e cila humbi edhe në finalen e vitit të kaluar nga Ana Ivanovic, tash çon në tre numrin e dështimeve në finalet Grand Slam, duke mos arritur ta fitojë asnjërën.