Ekipi i Asociacionit të Maqedonisë të Kuzhinierëve dhe shefave – GastroMak Maqedonia, ka fituar tre medalje të arta në Garën e Parë Ndërkombëtare të Gastronomisë të mbajtur në Izmir të Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipi i GastroMak, i përbërë nga Boban Bilbilovski, Lirim Dauti dhe Cvetançe Todorovski, garuan në kategorinë e gatimit të peshkut. Asociacionit të Maqedonisë iu dha besimi pasi që në jurinë ndërkombëtare u delegua Besim Latifi, nga Maqedonia, i liçencuar për WACS – Organizata botërpre për shefa kuzhine./Telegrafi/