Site icon Telegrafi

Kuzhinierja tregon ‘nazet’ e Rihannës

Këngëtarja nga Barbadosi së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes për peshën e saj trupore.

Madje disa hamendësuan se Rihanna ishte shtatzënë duke u nisur nga format e saj, por jo! Riri thjesht e dashuron ushqimin.

Madje 29 vjeçaren shpesh e kemi parë të postojë edhe video në shtëpinë e saj teksa gatuan për mikeshat, por shefja personale e kuzhinës së këngëtares ka zbuluar pak muaj më parë disa detaje rreth marrëdhënies së Rihanna-s me ushqimin dhe ato duken të shëndetshme.

Ajo thotë se Riri kurrë nuk ka hequr dorë nga kuzhina e vendlindjes. Është rritur me atë shije dhe vazhdon të jetojë njësoj në këtë drejtim. Një tjetër fakt interesant, sipas Intv.al, që ajo zbulon është padakordësia e Riri-t, për të vendosur një ditë para se ç’do të hajë të nesërmen, gjë që ia ka vështirësuar punën jo pak shefes së kuzhinës, shkruan intv.al.

Ylli i muzikës pop, në orët e para të ditës konsumon katër vezë të ziera, një tost të hollë, dhe manaferra/ananas/mango (sipas dëshirës). Një detaj i rëndësishëm që shtohet në të njëjtin vakt është edhe uji i ngrohtë me limon. Për drekën, pjata e preferuar e Rihanna-s mbetet orizi, i shoqëruar me mish pule e salcë kerri.

Një alternativë favorite për darkën është edhe peshku me sallatë apo perime, edhe pse për këto të fundit, këngëtarja njëherë ka thënë: “I urrej perimet, por e detyroj veten t’i konsumoj”. Duket si dieta perfekte, pa shumë mundime apo sakrifica, krejtësisht e shëndetshme, edhe pse, deri diku, e kushtueshme. Për ju që mendonit se 29 vjeçarja mundohej për t’i ruajtur format trupore, mund t’ju themi se Riri nuk është nga ato femra që sakrifikon kënaqësitë e stomakut të saj vetëm e vetëm për të qëndruar në formë.

Exit mobile version