Site icon Telegrafi

Kuzhinierja nga Gana gatuan pa pushim për më shumë se 227 orë

Kuzhinierja nga Gana, Failatu Abdul-Razak duket se ka thyer rekordin botëror pasi gatoi pa pushim për më shumë se 227 orë.

E mbështjellë me flamurin e vendit të saj, Abdul-Razak përfundoi maratonën me një përshëndetje për të pranishmit, transmeton Telegrafi.

Ajo fillimisht pati thënë se këtë po e bënte për vendin e saj.

Ekipi i saj thotë se do t’ia dërgojë provat organizatës për thyerjen e rekordeve Guinness, ku pritet edhe konfirmimi zyrtar. /Telegrafi/

Exit mobile version