Site icon Telegrafi

Kuzhinieri zbuloi recetën e birrës së fërguar

Atij i ra në mend ta mbushë brumin me birrë të zezë e më pas ta fërgojë në vaj të trashë. Kuzhinieri betohet se në fund, ky specialitet ka shije të shkëlqyeshme. “Sikur të hani ndonjë kifle dhe ta lyeni me birrë”, thotë Marku.

Brumi i mbushur me birrë duhet të fërgohet në temperaturën prej 375 gradë për 20 sekonda në mënyrë që alkooli të mos avullohet. Kur të kafshoni këtë produkt, brumi përzihet me birrë të nxehtë me një shije vërtetë të shijshme.

Mark tha se i janë dashur tre vjet për ta përmirësuar recetën e tij të cilën ende nuk dëshiron ta zbulojë krejtësisht. Ushqimi i tij do të prezantohet zyrtarisht këtë muaj në SHBA të cilin nuk guxojnë ta konsumojnë personat më të rinj se 21 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version