Telegrafi

Kuzhinieri vallëzon dhe përgatit specialitet delikat (Video)

Në Kinë është xhiruar një kuzhinier i paidentifikuar që përgatit një specialitet vendas, i cili kërkon shumë kujdes.

Brumi i gatuar në formë shiriti, duhet të hidhet pa u shkëputur në vajin që është duke vëluar, në mënyrë që të piqet si duhet, transmeton Telegrafi.

Por, derisa ishte duke e hedhur brumin, ai vallëzon gjatë tërë kohës, ndërsa e kalon nëpër duar atë që duket si një shpagetë e madhe. Madje, ai vazhdon ta hollojë edhe më tutje brumin, që të bëhet sa më i shijshëm.

“Sikur të isha edhe unë kaq i gëzuar gjatë turnit, të mos shkëputem nga puna dhe të vallëzojë gjatë tërë kohës”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/