Telegrafi

Kuzhinieri rrah klienten e pakënaqur

Kuzhinieri i një restoranti të Hong Kongut, i specializuar për ushqimet me brumëra, ka rrahur mysafiren e cila ka guxuar “t’i nxjerrë kajde” kualitetit të ushqimit të tij.

Gruaja 47-vjeçare është sulmuar në mënyrë të egër pasi që është ankuar në ushqimin i cili i është shërbyer në restorant. Kur e dëgjuar “ankesën e ashpër” në llogari të tij, kryekuzhinieri 50-vjeçar ka vrapuar nga kuzhina dhe e ka goditur gruan në kokë me pjesën e kundërt të sëpatës së mishit.

Atë kanë arritur ta ndalojnë mysafirët tjerë të restorantit.

Kuzhinieri është arrestuar, gjersa gruaja është transportuar për në spital dhe është në gjendje stabile.