Telegrafi

Kuzhinieri përgatit linja kokaine, gjatë emisionit të drejtpërdrejtë? (Video)

Emisioni ‘Telerane’, që transmetohet nga TV Markiza, ka bërë lidhje direkte nga studio, me një kuzhinë, ku prezantohet receta e ditës, transmeton Telegrafi.

Befasia e të gjithëve, ka qenë kur kuzhinieri Lubomir Herko, është parë duke e bërë një linjë kokaine me kartelë, teksa afër kishte një bankënotë prej 500 eurosh.

Policia në vend, ka nisur hetimet rreth kuzhinierit 36-vjeçar.

Në anën tjetër, zyrtarë të televizionit, kanë thënë se ‘kjo ka qenë një mahi, por se një mahi e keqe’, ndërsa kanë kërkuar falje për rastin.

Nuk bëhet e ditur, se çfarë ishte substanca e bardhë, që u tregua para shikuesve, para orës shtatë të mëngjesit. /Telegrafi/