Site icon Telegrafi

Kuzhinieri, Nusret Gokce dënohet për shpifje

Ali Ihsan Kandil ka paditur për shpifje ish-shefin, Nusret Gokce.

Sipas raportimit të IHA, Nusret, i cili u bë i famshëm në saje të rrjeteve sociale dhe priti emra të rëndësishëm në restorantin e tij, ka humbur rastin rreth fyerjeve ndaj ish-punëtorit.

Në vitin 2015, kuzhinieri turk kishte akuzuar punëtorin e vetë se po mundohet t’i josh femrat me favoret të ndryshme në restorantin e tyre dhe kjo ka bërë që ai ta padis ish-shefin.

Një gjykatë penale në Stamboll vendosi që Nusret duhet të lirohet prej akuzave për kërcimeve me jetë.

Gjykata urdhëroi Nusretin të paguajë një gjobë prej tri mijë eurove në shkëmbin të 87 ditëve burgim.

Ndryshe, Gjykata gjithashtu vendosi që Gokçe, i cili nuk kishte të kaluar penale më parë, duhet t’i nënshtrohet masave provuese për pesë vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version