Një video nga Kina ka irrituar mjaft shumë ata që e kanë parë.
Konsumatorët e një restoranti në Kinë mbetën të tronditur kur zbuluan një kuzhinier në një restorant në Xi’an të Kinës, duke pështyrë në ushqim derisa ai po gatuante.
Videoja e marrë nga kamerat e sigurisë kapi punonjësin duke pështyrë në ushqimin të cilin ai po e përgatiste për konsumatorët e këtij restoranti.
Më vonë restoranti u mbyll përkohësisht dhe kërkoi falje për konsumatorët e tij. /Telegrafi/