Telegrafi

Kuzhinieri i famshëm sugjeron një bimë helmuese për sallatë

Anthony Worrall Thompson thotë se ka menduar se po përdorte rrënjët e një bime, të familjes së spinaqit, ndërsa fletët e së cilës janë të ushqyeshme. Ai madje i kishte thënë revistës britanike “Healthy and Organic Living”, të muajit korrik, se kjo lloj bime mund të përdoret në sallata.

Bima (henbane), emri i së cilës në përkthim tekstual nënkupton “vrasëse e gjelave”, është toksike dhe mund të shkaktojë halucinacione, marramendje dhe çorientim nëse konsumohet. Dozat e mëdha të saj madje mund të shkaktojnë vdekjen e njerëzve.

Revista ka lëshuar një shkresë të hënën në faqen e saj zyrtare të internetit. Worrall Thompson u ka thënë gazetarëve se i vjen keq që i ka ngatërruar bimët, dhe veprimin e tij e quajti “të turpshëm".