Telegrafi

Kuzhinieri gatoi një sandwich dy metra, në mënyrë që të respektohet distanca mes klientëve

Të gjithve na mungon frekuentimi i restoranteve tona të preferuar, por pas bllokimit të coronavirusit, ato nuk do të duken sikur më parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka të ngjarë të hamë jashtë, të ulemi larg të tjerëve, madje të kemi barriera midis nesh për të frenuar përhapjen e coronavirusit.

Një super kuzhinier në Angli ka dalë me një ide interesante, sa i përket kësaj çështjeje – ai gatoi një sandwich dy metra të gjatë, në mënyrë që të respektohet distanca.

Ethans Rodgers është krijuesi i një sandwichi me proshutë dhe copëza sallami, i cili shitet për 20 funte kur klientët janë të interesuar të darkojnë përsëri.