Telegrafi

Kuzhinieri e teproi me zjarr dhe aktivizoi alarmin, uji lagu të gjithë klientët e restorantit (Video)

Klientët e një restoranti japonez, kanë mbetur të lagur si pasojë e zjarrit të tepër që e ndezi kuzhinieri.

Derisa po përgatiste në grill, ai u përpjek të impresionoi të pranishmit, por flakët aktivizuan alarmin dhe nga tavani nisi të rrjedhë ujë për ta shuar, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon veprimin dramatik, që i bëri të gjitha të ikin me shpejtësi prej vrushkujve që i la të lagur.

Ky lloj restoranti japonez i njohur si Teppanyaki, është i popullarizuar në tërë botën, pasi mysafirët mund të shohin tërë procesin e përgatitjes së ushqimit, nga kuzhinieri që punon në grillin në mes të lokalit. /Telegrafi/