Telegrafi

Kuzhinierët italianë gatuajnë një lloj buke të mbushur prej më shumë se 17 metra

Një shoqatë ushqimore italiane tha se krijoi një rekord të ri botëror duke gatuar një ‘scacciata’, një lloj buke e mbushur, me gjatësi më shumë se 17 metra.

Ristoworld Italy, një shoqatë e pavarur e restoranteve dhe e profesionistëve të industrisë ushqimore, pëgratiti këtë lloj buke massive në Adrano, Siçili, transmeton Telegrafi.

Buka e sheshtë e mbuluar me lakër të zezë dhe e mbushur me djathë tuma dhe sugjuk, ishte e gjatë 17 metra e 3.2 inç, derisa ishte e gjerë 30 centimetra e 7.7 inç.

Shoqata tha se arritja po dorëzohet në Rekordet Botërore të Guinness për t’u njohur si ‘scacciata’ më e gjatë në botë. /Telegrafi/