Një shoqatë ushqimore italiane tha se krijoi një rekord të ri botëror duke gatuar një ‘scacciata’, një lloj buke e mbushur, me gjatësi më shumë se 17 metra.
Ristoworld Italy, një shoqatë e pavarur e restoranteve dhe e profesionistëve të industrisë ushqimore, pëgratiti këtë lloj buke massive në Adrano, Siçili, transmeton Telegrafi.
Buka e sheshtë e mbuluar me lakër të zezë dhe e mbushur me djathë tuma dhe sugjuk, ishte e gjatë 17 metra e 3.2 inç, derisa ishte e gjerë 30 centimetra e 7.7 inç.
Shoqata tha se arritja po dorëzohet në Rekordet Botërore të Guinness për t’u njohur si ‘scacciata’ më e gjatë në botë. /Telegrafi/