Telegrafi

Kuzhina italiane e Toskanës dhe Venedikut prezantohet në Shkup

Recetat më të reja italiane të rajonit të Toskanës dhe Venedikut do të promovohen më 8 shkurt në Dhomën publike, në kuadër të projektit ”Shija e Shkupit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për përgatitjen e ushqimeve është caktuar kuzhinjeri Mark De Jong, i cili thotë se ”çdoherë përdorim prodhime posaçërisht cilësore për përgatitje të ushqimit përmes së cilës shpjegojmë tregimin për njër ajon të caktuar ose vend.”

Me serinë e aktiviteteve kulinare në kuadër të projektit nëntëvjeçarë ”Shija e Shkupit” organizohen mbrëmje tematike dhe punëtori të destinuara për publikun më të gjërë./Telegrafi/