Telegrafi

Kuzhe trajner i Shqipërisë deri në vitin 2011

Kontrata e Kuzhes skadonte në maj të vitit 2010, ndërsa të drejtën për të vazhduar ose jo kontratën, e ka pasur vetëm FSHF.

Pas paraqitjes së mirë në ndeshjet e fundit eliminatore të Kampionatit Botëror, FSHF ka vendosur që ta vazhdojë bashkëpunimin me kroatin edhe për një vit e gjysmë tjetër, ndërsa për trajnerin nuk do të ketë rritje page. /Telegrafi/