Site icon Telegrafi

Kuzhe: Sllovenia një ekip shumë i mirë

Shqipëria sonte zhvillon takimin e parë për vitin 2011, një miqësore ndaj një ekipi që ka qenë pjesë e Kupës Botërore 2010. Pavarësisht se pranon se Sllovenia është më e fuqishme, Kuzhe shpreson të nxjerrë një rezultat pozitiv.

“Me Maqedoninë ishte një shans i madh për futbollistët e rinj, sepse Skela dhe Cana nuk ishin, ndërsa kishim edhe mungesa të tjera. Por, ajo ishte ndeshja e vetme ku unë mund të eksperimentoja, pasi tani e tutje, synimi janë kualifikueset”.

“Me Slloveninë nuk është një ndeshje e lehtë, më besoni, ata janë një skuadër shumë e mirë. Realiteti i futbollit shqiptar është i tillë, që ne na duhet të luftojmë për një pozicion më të mirë dhe jo të kemi objektiva të rëndësishëm, siç është kualifikimi”, ka thënë Kuzhe.

Trajneri kroat nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Ervin Skela, ndërsa në portë ka thënë se do të angazhojë Samir Ujkanin. /Telegrafi/

Exit mobile version