Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp tha se OBRM-PDUKM duhet të përgjigjet se në cilin komision dëshirojnë të shqyrtohet marrëveshja për ndërtimin e Korridorrit 8 dhe 10-D.
“Unë besoj se sipas logjikës së tyre, zvarritja u shkon për shtati pikërisht sepse kjo u jep kohë të vazhdojnë të përhapin gënjeshtra, të manipulojnë dhe të shkaktojnë dëmtime për qytetarët dhe shtetin”, u shpreh Kuzeska.
Ajo shpreson se më në fund partia e Mickoskit do të tregojë se në cilën komision duhet të shqyrtohet kjo marrëveshje,
“Shpresojmë se OBRM-PDUKM më në fund do të tregojnë se në cilën komision dëshirojnë të shqyrtohet kjo marrëveshje për këtë projekt strategjik nacional që është më i madhi që nga pavarësia”, theksoi Kuzeska./Telegrafi/