Në konferencë për shtyp, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska tha se Mickoski po keqpërdor ndjenjat e familjarëve të viktimave në Tetovë për pikë politike.
“Mickoski po ashtu vendoset në rolin e hetuesit, eksperti, prokurorit dhe gjyqtarit dhe vendos fakte që nuk kanë kanë të bëjnë me realitetin”, tha Kuezeska.
Sipas saj, Mickoski nuk bën një gjë të tillë për shkak se është i shqetësuar, por për shkak se lufton për pushtet.
Ndryshe, sot kreu i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski ishte për vizitë në Nerasht të Tetovës te familjarët e një nga viktimat që humbi jetën në zjarrin tragjik në spitalin e Tetovvs/Telegrafi/