Telegrafi

Kuze vuan nga leukemia

Për lajmin e keq trajneri kroat ka mësuar vetëm javën e kaluar. Gjatë disa muajve të ardhshme ai do t’i nënshtrohet trajtimit në spitalin e Zagrebit, shkruan “Večernjak”.

Josip Kuze drejtoi kombëtaren shqiptare më shumë se dy vjet, nga maji i vitit 2009 deri në dhjetor të vitit 2011. Ai aktualisht është i angazhuar si trajner te skuadra kineze Tianjin Teda. /Telegrafi/