Telegrafi

Kuze: Shqipëria mund ta mposhtë Portugalinë

Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një ndeshje “të parëndësishme” pasi që është jashtë mundësive për t’u kualifikuar, ndërkohë që kjo ndeshje ka rëndësi vitale për Portugalinë, pasi që vetëm fitorja mund të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Botëror i cili zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Nga ana tjetër, në këtë përballje do të debutojë trajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuze.

"Jam munduar të ndërtoj një formacion me ide te qarta të lojës mbrojtëse, por edhe sulmuese. Duhet të them se kemi vetëbesim. Jam optimist se futbollistët do të tregojnë diçka", ka thënë Kuze.