Telegrafi

Kuyt shpreson në titull me Liverpoolin

“Ky ekip mund të jetë krenar me vetveten dhe me mënyrën se si luajti sezonin e kaluar. Ne mund t’i mbajmë kokat lart. Sezonin e kaluar ne i mposhtëm ekipet më të mëdha si Manchester United dhe Chelsea, dy herë në ligë”, ka thënë Kuyt.

“Mund të themi se ka pasur shumë barazime në ndeshjet në shtëpi, por duhet të mësoni nga kjo pasi jemi një ekip i ri. Kemi një besim shumë më të madh tash se mund të shkojmë më tej dhe të arrijmë atë që dëshirojmë për shkak se kualiteti është këtu dhe progresi po ashtu”, ka shtuar holandezi.