Telegrafi

Kuyt: Nuk shqetësohemi për rivalët

Pas dy humbjeve dhe dy fitoreve (6 pikë), Redsat do ta kenë vështirë që ta mbajnë hapin me Chelsean (12 pikë) dhe Manchester Unitedin (9 pikë).

“Në këtë fazë nuk është me rëndësi që të shikojmë se ku është Chelsea, Man United ose Arsenali, sepse duhet të mendojmë për lojën tonë, ndërsa fitorja kundër Boltonit ishte shumë e rëndësishme pas fillimit të dobët (të sezonit)”.

“Së shpejti do të jemi në nivel më të lartë dhe do të dëshmojmë se i takojmë kreut të Ligës Premier”, ka thënë Dirk Kuyt për “The Guardian”.