Telegrafi

Kuyt: Mund të largohem nga Liverpooli

“Unë jam i fokusuar vetëm në Botëror. Unë kam një kontratë afatgjate me Liverpoolin dhe jam i fokusuar vetëm në Botëror. Se çfarë do të ndodhë te Liverpooli, mbetet të shihet. Nuk kam biseduar me Benitezin. Kam shkëmbyer disa mesazhe të cilat ishin më shumë të tipit ‘fat të mbarë’ dhe ‘shumë mirë e bëre’.

“Interi? Të shohim çfarë do të ndodhë. Unë gjithmonë kam kaluar mirë te Liverpooli dhe kam edhe dy vite kontratë. Fokusi im është në Botëror, por unë jam ende i lumtur që luaj për Liverpoolin. Por, kush e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Mbetet të shihet. Nëse ekziston mundësia… duhet të shohim se çfarë ndodh me menaxherin e ri të Liverpoolit. Shpresojmë të marrim lojtarë të rinj, por të shohim çfarë është e ardhmja për mua”, deklaroi Kuyt. /Telegrafi/