Telegrafi

Kuyt: Ky sezon duhet të jetë mësim për ne

Derisa shumica e fansave dhe njerëzve të lidhur me klubin janë të lumtur që e shohin fundin e dhjetë muajve të vuajtur të Liverpoolit, Kuyt thotë se është e rëndësishme të mos komentojnë për dështimet kaq herët.

“Ka qenë sezon i vështirë dhe ne kemi bërë gjithçka për të ndryshuar këtë. Mund të thoni se duhet ta harrojmë atë çfarë ka ndodhur, por vërtet duhet të mësojmë nga gabimet që i kemi bërë. Duhet të dalim më të vrullshëm sezonin e ardhshëm dhe të shkëlqejmë që nga fillimi”, ka thënë Kuyt. /Telegrafi/