Telegrafi

Kuyt i impresionuar nga Maxi

Maxi ka filluar të tregojë formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit, që nga arritja gjatë janarit nga Atletico Madrid.

“Mendoj se ai po bëhet gjithnjë e më i mirë. Për mua, Maxi është një lojtar kualitativ dhe një prej gjërave më të mira është se ai është adaptuar aq shpejt”.

“Ai ka qenë vërtet i rëndësishëm në ndeshjet që ka luajtur. Dhe me atë në ekip do të thotë se jemi ca më të fuqishëm dhe më të përmirësuar”, ka thënë Kuyt. /Telegrafi/