Site icon Telegrafi

Kuvendit i anulohet një tender sepse shkeli ligjin (Dokument)

Kuvendit të Kosovës, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ia ka anuluar një tender për shkak se është konstatuar se janë bërë shkelje ligjore.
Kuvendi ka shpallur fituese një kompani për furnizim me pajisje të TI-së, por ankesa e një operatori ekonomik ka bërë që ky tender të kthehet nga pika zero, raporton Indeksonline.

Në aktvendimin e OSHP-së ose, siç njihet ndryshe Gjykata e Tenderëve, thuhet se Kuvendi eksperti i këtij institucioni ka konstatuar se pretendimet e OE janë të bazuara në ankesën që është bërë.

Në arsyetimin e OSHP-së thuhet se dy artikuj nuk mund të paguhen nga kodi për mallra dhe shërbime sepse me udhëzimin e MI-së, parashihet që këto vlera të bëhen nga kodet për investime kapitale. /Telegrafi/

Exit mobile version