Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një kumtese, ku thuhet se “15 janari është vendosur si datë e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor”.
Siç dihet, FC Prishtina ka paralajmëruar mundësinë që rastin ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, nëse u pamundësohet edhe personave tjerë të kandidohen.
Kurse, edhe KMDLNJ e kishte inkurajuar FFK-në të mos shkojë në zgjedhje veç me një kryetar, pasi kjo ngjall dyshime për kurdisje e dallavere. Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka vlerësuar lartë sezonin vjeshtor, derisa e ka bërë komisionin për shpalljen e laureatëve të vitit që do të bëhet në janar.