Ka filluar kuvendi zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni.
Kuvendi Zgjedhor është për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, të cilëve iu ka skaduar mandati.
Kuvendi pritet të kalojë me tensione për shkak të opozitës së FFK-së, e cila prej muajsh ka shprehur pakënaqësi me drejtuesit e federatës.
Madje, së fundi u tentua të mblidhen nënshkrime për të ndryshuar statutin e federatës.
Zgjedhjet në Lidhjet Rajonale të Futbollit nëpër rajone kanë kaluar me skandale të shumta, por FFK i ka vlerësuar ato si të rregullta. /KP/