Deputetët nga partia në pushtet që ishin të pranishëm në seancën e sotme plenare kanë dështuar që të zgjedhin tre anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi shumica nga ata e kanë prishur fletëvotimin duke e bërë atë të pavlefshëm në votimin për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të KPM-së.
Nga 63 deputetë sa votuan, 56 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.
Në bazë të kësaj, asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme dhe duhet të përsëritet konkursi.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se ky konkurs duhet të përsëritet, pasi kandidatët e propozuar për tre anëtar të KPM-së nuk i morën votat e mjaftueshme,
“Asnjëri nga kandidatët e propozuar për tre anëtar të Komisionit të Pavarur të Medieve nuk i morën votat e mjaftueshme dhe duhet të përsëritet konkursi”, tha ai.
Nga komuniteti shumicë për dy anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave ishin propozuar, Hysni Mustafa, Luljeta Aliu Krasniqi, Arbër Jashari dhe Vlorë Berisha, ndërsa nga komunitetet pakicë të propozuar ishin Fatih Basha dhe Maja Staletoviq.
Në procesin e votimit nuk kanë marr pjesë opozita.
Seanca vazhdon në ora 15:30. /KP/