Me 67 vota ”për” dhe 6 vota ”kundër”, kuvendi i Maqedonisë e ka votuar ligjin për themelimin e universitetit të ri, ”Damjan Gruev”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Zv. ministri i arsimit, Spiro Ristovski, theksoi ideja bazë për themelimin e këtij universiteti është rritja e cilësisë së arsimit të lartë, para se gjithash në sferat e rëndësisë së posaçme.
Kuvendi gjithashtu votoi edhe propozim-ligjet për ndryshimet e ligjeve për arsim të lartë dhe për themelimin e Universitetit të Tetovës, që të dy me procedurë të përshpejtuar./Telegrafi/