Site icon Telegrafi

Kuvendi votoi themelimin e universitetit ”Damjan Gruev”

Në kuadër të seancës së 108-të të kuvendit të Maqedonisë, me 62 vota ”për” dhe 1 votë ”kundër”, u miratua Ligji për plotësimin e Ligjit për themelimin e universitetit për mbrojtje kombëtare, siguri dhe paqe, ”Damjan Gruev” në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Meqenëse diskutimi për këtë ligj përfundoi në seancën e mëhershme, në këtë seancë deputetët u desht vetëm të votojnë.

Votimi i universitetit i hapi rrugën fillimit të vazhdimit të seancës së 110-të, ku deputetët votuan me procedurë të përshpejtuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe të Ligjit për ndërtim, ndërkaq u votuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të prodhimeve bujqësore organike./Telegrafi/

Exit mobile version