Kuvendi i Kosovës vazhdon sot punimet e seancës së djeshme si dhe me pas mban seancën e re plenare në të cilën pritet të mbahet interpelanca e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet Propozim – Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017.
Më pas, pritet interpelanca e ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.
Po ashtu, do të zhvillohet edhe një debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevaire Izmaku, të mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë /Telegrafi/