Site icon Telegrafi

Kuvendi vazhdon nesër seancën konstituive

Maratona e replikave dhe kundër-replikave vazhdoi edhe sot në ditën e tetë të seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë. Lupço Nikollovski nga LSDM-ja tha se partia e tij ka zgjidhje dhe plan për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend, por se do ta shpalosin atëherë kur të jetë momenti. Për idenë e takimit të liderëve Nikollovski tha se LSDM-ja nuk do të ulet një tavolinë me kriminel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Nikollovski: Nuk ka takim liderësh, nuk bisedojmë me kriminelë

Por deputetët e OBRM-PDUKM-së paralajmëruan kolegët e LSDM-së mos të mendojnë të krijojnë incidente, kurse nga partia e Zaevit thanë se do të heqin dorë nga replikat me qëllim të përshpejtimit të punës së Kuvendit.

Lexo po ashtu LSDM-ja lëshon punën e Kuvendit (Video)

Për BDI-në Kuvendi është transformuar në cirk ndërsa Lëvizja Besa përjashtoi çdo pjesëmarrje në qeveri pa zyrtarizmin e gjuhës shqipe./Telegrafi/

Exit mobile version