Telegrafi

Kuvendi të premten shqyrton buxhetin me rritje

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e së martës, ka vendosur që për seancën e 25 marsit ( e premte), pikë e parë e rendit të ditës të jetë Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2011.

Anëtarët e kryesisë janë pajtuar që në këtë seancë të mos procedohen pikat e zakonshme të rendit të ditës. /Telegrafi/