Pas miratimit të programit qeverisës në mbledhjen e qeverisë javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës pritet që të diskutojë për këtë program të hënën.
Telegrafi ka mësuar se seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën në orën 10:00 ku pikë e vetme e rendit të ditës është “Prezantimi i Programit të Qeverisë”.
Paraprakisht do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar mbajtjen e kësaj seance.
Ndryshe dje Zyra e Kryeministrit ka publikuar të plotë programin qeverisës i cili përbëhet nga 61 faqe.
Ky program është kritikuar nga partitë opozitare. LDK e ka konsiduar si program bosh, duke thënë se ka vetëm fjalë.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e qujati këtë program si anemik (pa gjak) dhe u shprehen se e shohin vetëm si një deklaratë politike.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit miratoi Programin Qeverisë për vitet 2021-2025, ku prioritet është menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike./Telegrafi/