Telegrafi

Kuvendi të enjten seancë të jashtëzakonshme për situatën me COVID-19

Kuvendi i Kosovës / Foto: Arkiv

Nesër, Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e pandemisë COVID-19.

Siç njoftohet, seanca e jashtëzakonshme do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:0

Debati vjen në kohën kur vendi po përballet me shifra të larta ditore të rasteve të reja me koronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit është shënuar një rekord tjetër i ri prej 4.397 rasteve.

Zëvendësministri i Shëndetësisë (MSH), Arsim Berisha, ka deklaruar se mund të ketë rishikim të masave antiCOVID në ditët në vijim.

Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Ndërkaq shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 15:00, Kuvendi do të mbajë seancë të re, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. /Telegrafi/