Site icon Telegrafi

Dy vjet qeverisje, Kurti të enjten në interpelancë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare të enjten, ku do të diskutohet për dy vitet e Qeverisë Kurti.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se do të propozojnë një rezolutë me disa pika ndaj ekzekutivit për vendimmarrje më të madhe për t’iu ndihmuar qytetarëve.

“Është dakorduar që të ketë një seancë të rregull të enjten ku do të jetë diskutimi me kërkesë të AAK-së për dy vitet e Qeverisë Kurti. Lidhet me gjendjen e rëndë në rrafshin e brendshëm dhe atë diplomatik. Sot të gjitha çmimet janë rritur dhe çfarë nuk është rritur është paga. Është rritur fatura e energjisë”, deklaroi ai

Ai adresoi një sërë kritikash ndaj pushtetit, duke e quajtur si të dështuar.

Exit mobile version