Site icon Telegrafi

Kuvendi i Spanjës nis procedurat urgjente për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO

Komiteti për Punë të Jashtme, me propozimin e Byrosë së Kongresit Spanjoll, ka pranuar iniciativën për të filluar procedurë urgjente për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas akteve që janë publikuar në faqen zyrtare të Kongresit, Byroja e mori këtë vendim dje, duke i kërkuar Komisionit që të autorizojë urgjentisht këtë traktat ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dokumentin e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Kongresit, thuhet se procedura duhet të jetë urgjente, ndërsa akti për mendim pozitiv duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare të Kongresit.

Afati për dorëzimin e propozimeve ose amendamenteve për tekstin e dokumentit është deri nesër.

Ndryshe, deputetët në Maqedoninë e Veriut dje në mënyrë solemne me 114 vota “pro” e miratuan protokollin për anëtarësim në NATO, ndërsa këtë nuk e ka bërë vetëm shteti i Spanjës./Telegrafi/

Exit mobile version