Site icon Telegrafi

Kuvendi sot vendos se a do të jetë Thaçi udhëheqës i dialogut me Serbinë

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare pritet të merr vendim rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Në mesin e 28 pikave të rendit të ditës, është edhe shqyrtimi i Projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Deputetët sot do të marrin vendim se a do t’ia besojnë udhëheqjen e fazës finale të dialogut presidentit Hashim Thaçi apo jo.

Partitë opozitare tashmë janë shprehur kundër vazhdimit të dialogut pa pasur një raport vlerësues në lidhje me rezultatin e deri tanimë të dialogut që po vazhdon tanimë për pothuajse gati një dekadë. Si dhe janë shprehur kundër vazhdimit të përfaqësimit të Kosovën nga presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version