Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020.
Po ashtu, në këtë seancë do të jetë debati në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë COVID-19.
Seanca plenare nis në ora 10:00. /Telegrafi/