Telegrafi

Kuvendi sot seancë të jashtëzakonshme, debatohet për rritjen e çmimeve

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ndërkaq nga rend dite është debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës mbahet në orën 11:00.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka vlerësuar se ekonomia e vendit pritet të ndiejë krizën për shkak të rritjes së çmimeve si rrjedhojë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Profesorë të ekonomisë kanë kërkuar rishikimin e buxhetit 2022 dhe miratimin e pakos ekonomike për të subvencionuar ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Ditë më parë zyrtarë të Trustit konfirmuan se kriza në tregjet e ndërkombëtare bëri që të bie vlera e investimit në kthim rreth 90 milionë euro. Ndërkaq, tash përveç rritjes së inflacionit, BQK-ja, si të rrezikuar po e sheh edhe Fondin e Kursimeve Pensionale, që është i investuar rreth 80 për qind në tregjet ndërkombëtare.

Ndryshe, ditëve të fundit është vërejtur rritje enorme e çmimeve të produkteve bazë, si vajit, miellit, sheqerit si dhe i derivateve.

Çmimi i vajit javën e kaluar në Kosovë shënoi ngritje enorme në disa markete, kur një shishe vaj u shit për 3.49 euro. /Telegrafi/