Telegrafi

Kuvendi sot seancë, debat për politikë të jashtme

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, ndërsa në rend dite është debati parlamentar për politikën e jashtme.

Seanca plenare fillon në orën 13:00.

Kosova as në vitin që shkoi nuk kishte njohje të reja dhe anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Fajtorë vlerësohen moratoriumi, pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit, që skadoi në shtator dhe dialogu me Serbinë.

Pavarësisht kësaj, opozita dhe shoqëria civile kritikojnë institucionet për stagnim dhe për mungesë të konsolidimit të politikës së jashtme.

Nga ana tjetër, në ekzekutiv thonë se nën udhëheqjen e tyre politika e jashtme ka qenë prioritet dhe asnjëherë më shumë nuk ka pasur vizita bilaterale.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani muaj më parë kishte thënë se Kosova meriton që të njihet nga gjitha bota demokratike, nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-së sepse nuk ka asnjë arsye qoftë historike, politike e ligjore që do t’i jepte dikujt arsye që të mos e njihte Kosovën. /Telegrafi/