Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të sot në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar projektligjin e propozuar nga qeveria për buxhetin e vitit 2016.
Thirrja e seancës, është kundërshtuar nga opozita.
Tri partitë opozitare nuk e kanë përjashtuar mundësinë që sërish të përdorin gazin lotsjellës apo edhe mjete tjera për të bllokuar punimet e seancës, siç kanë vepruar në mbledhjet paraprake.
Si kusht që të mos ketë bllokim të seancave, opozita po kërkon që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të anulojnë marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit./Telegrafi/