Site icon Telegrafi

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për dialogun

Sot në orën 10:00 takohet kryesia e Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Siç njofton Kuvendi, në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë “kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Pas mbledhje së Kryesisë, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme.

Mësohet se  marrëveshja për kalimin e Projekt-rezolutës është arritur në mes të Partisë Socialdemokrate dhe pozitës.

Sipas rezolutës e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Seanca ishte planifikuar edhe javën e kaluar, por dështoi./Telegrafi/

Exit mobile version