Telegrafi

Kuvendi sot duhet të votojë tre ligje, pastaj të shpërbëhet

Kuvendi sot pasdite ka planifikuar të mbajë seancën e 137-të ku në rendin e ditës do të jetë propozim vendimi për shpërbërjen e tij në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuar më 12 prill.

Propozim vendimi është paraqitur nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Para shpërbërjes së Kuvendit, duhet të mbahet vazhdimi i seancave të 135-të dhe 123-të.

Deputetët në kuadër të seancës së 135-të pritet të votojnë për propozim ligjin për Prokurorinë Publike dhe propozim ligji për ndryshime dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë, ndërsa në kuadër të seancës së 123 duhet të votohet propozim ndryshimet për Ligjin e Mbrojtjes./Telegrafi/